“25 vjet pas komunizmit”. Raunig: Edhe sa vjet do të presin shqiptarët për shtet?

Simpoziumi “Shqipëria pas Komunizmit” ka mbledhur përfaqësues ndërkombëtarë rreth një tryeze.
Pas 25 viteve “Shqipëria nuk mundet më të harxhojë kohë dhe energji me politika jo të duhura. Nuk është në interesin e saj dhe as të BE-së” thotë ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.
Për ambasadorin e OSBE Florian Raunig, që 25 vite janë pak në histori, por shumë në jetën e një individi “edhe sa duhet që të përmbushet program ambicioz për një shtet demokratik”.

Raunig: Në fillim të viteve 90 ndërkmbëtart dhe sikundër shqiptarët ishin të bindur se një 10-vjecar do të mjaftonte për të ndërtuar një sistem demokracie dhe ekonomi tregu funksionale. Mbi 2 dekada më vonë kemi edhe shumë për të bërë. 25 vjet mund të mos tingëllojnë shumë në terma historik. Ndërtimi i një demokracie dhe ekonomia tregu nga hiçi në vetëm 25 vjet duket ambicioze, vecanëtrisht duke pasur parasysh nga ç’pikë u nis vendi, por në jetën e një indiide 25 vjet janë shumë. Kjo mospërputhej mund të jetë një prej arsyjeve që nxisin pyetjen me të cilën vijojmë të përballemi edhe sot, pyetjen kuptushmërisht të paduruar: Edhe sa duhet për të përmbushur programin ambicioz për të përvetësuar kulturën e debatit demokratik, respektimin e shtetit të së drejtës për të konsoliduar mirëqënien sociale dhe ekonomike dhe për të siguruar konkurrencën e ndershme të tregut. Si mund të përshpejtojmë procesin në mënyrë që popullsia të fitojë besim në të ardhmen e vendit?

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com