9 500 euro për të shkuar Britani, arrestohet “lideri” shqiptar dhe gruaja sllovake

Detaje të reja kanë dalë në dritë pasi autoritetet italiane goditën një grup italo-shqiptar të trafikut të emigrantëve nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Për rastin, në Kent, në juglindje të Anglisë, është arrestuar një 42 vjeçar shqiptare dhe bashkëshortja e tij sllovake.

Operacioni i koduar “Tower Bridge”, zbuloi rrjetin e trafikut të emigrantëve, ku paguheshin shuma 9 500 euro për të kaluar në Britani ilegalisht. Udhëheqësi i grupit është pikërisht 42 vjeçari shqiptar dhe bashkëshortja e tij 37 vjeçare, të cilët kanë koordinuar punën në anën britanike, duke lehtësuar hyrjen ilegale të emigrantëve shqiptarë.

Ndërkohë, gjatë operacionit tetë italianë dhje shqiptarë u arrestuan në Itali. Policia e vendit fqinj tha se italianët në mënyrë të paligjshme i kanë pajisur emigrantët me pasaportat e tyre, të cilat më pas janë modifikuar me një fotot të personit që synon të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar, për një pagesë prej 500 deri në 2 000 euro.

Sapo shtetasit shqiptarë shkonin në vendin ishullor, dokumentet do t’u ktheheshin pronarëve italianë.

Italianët e përfshirë, si burrat ashtu edhe gratë, përzgjidheshin në bazë të tipareve të tyre fizike.

Udhëheqësi i bandës mbikëqyrte çdo aspekt të udhëtimit nga një distancë, ndërsa gruaja e tij merrej me integrimin e të sapo shkuarve në Britani të Madhe.

Kreu 42-vjeçar shqiptar dhe gruaja e tij sllovake u arrestuan në Kent më parë këtë muaj.

Hetimi filloi në shkurt 2017 pasi tre shtetas shqiptarë u arratisën nga burgu Rebibbia i sigurisë së lartë në Romë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com