A është Astrit Patozi këshilltar i Rudina Hajdarit apo parti e re në horizont?

Pasi shprehu mbështetjen publike përmes qëndrimeve të tij në rrjete sociale, Astrit Patozi ka ndërmarrë një tjetër hap.

Tre ditë më parë ai është takuar me deputeten Rudina Hajdari, e cila dje formoi edhe grupin e saj parlamentar në përbërje të cilit është dhe deputeti Myslim Murrizi.

Patozi është fotografuar duke konsumuar një kafe me Hajdarin në një nga lokalet e Tiranës.

Nuk dihet nëse se nisma e Hajdarit për tu vënë në krye të grupit parlamentar demokrat ka qenë një këshillë e Patozit, i cili gjithashtu e ka mbajtur më herët këtë pozicion si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Sikundër nuk dihet nëse pjesë e diskutimeve mes tyre ka qenë edhe mundësia e krijimit të një partie  të re.

Një ditë më parë deputetja Hajdari deklaroi në Kuvend se deputetët e opozitës nuk do të bojkotojnë  zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com