A ka folur Kryemadhi me presidentin Meta për çështjen e prokurorit të përkohshëm?

Gazetarja: Në këtë moment interpretimesh të ndryshme, a nuk është koha që Presidenti i Republikës t’ju thërrasë ju, Z. Basha, z. Rama në një tryezë të përbashkët? Keni folur për këtë çështje më bashkëshortin tuaj?

Monika Kryemadhi: “Me thënë të drejtën kam nja 12 ditë që nuk e kam parë, se unë erdha mbrëmë në darkë, ndërsa ai është larguar në mëngjes heret kështu që për çështjen e reformës nuk kemi folur. 

Të jem e sinqertë nuk më intereson fare se çfarë bën Presidenti i Republikës përsa i përket Reformës në Drejtësi. 

Presidentit të Republikës , Kushtetuta me 140 vota ia ka hequr të drejtën që të merret më këtë gjë. Unë mendoj se kjo është një sjellje e klasës politike që duhet të ndryshojë sjelljen e saj, duke filluar nga mozharnca e para.

Kemi tre muaj që opozita e ngre çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe vetëm ditën që i mbaron mandati Prokurorit të Përgjithshëm kemi një të ashtuquajtur ftesë për bashkëpunim të z. Rama për z.Basha, që edhe kjo ftesë është më shumë për të goditur besimin e z. Basha në opinionin publik, për të thënë që jo jam takuar, jo sjam takuar, jo folën, jo nuk folën sesa ka sinqeritet për të zgjidhur çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Nëse z. Rama do që të zgjedhë Prokurorin e Përgjitshëm në mënyrë legjitime dhe e ka të sinqertë zbatimine reformës në drejtësi që klasa politike të eci përpara hajde të ulemi të ndryshojmë nenin për shoqërinë civile. 

Duke qenë se shoqëria civile për disa vite nuk është e gatshme të japë një kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ta ndryshojmë për aq kohë sa ata mendojnë për 5 vite, 10, për 2 vite, derisa të jetë shoqëria civile gati për të qenë pjesë e reformës. Por ne nuk mund të presim shoqërinë civile deri sa të jetë e gatshme për të na dhënë një kandidat për të ngritur Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kjo është edhe një nga arsye që mbahet peng. Kështu që unë dua të them se nuk ka të bëjë Presidenti në këtë histori, është një zgjidhje e Parlamentit shqiptar. Kushtetua e 21-22 korrikut e vitit 2016 nuk ka lënë asnjë lloj interpretimi se si mund të zgjidhet ose se si mund të interpretohet qoftë prokurori, qoftë mënyra e ngritjes së instituticioneve të tjera të drejtësisë. Kushtetua e ka bërë të qartë. 

Ndaj është vendosur në Kushtetutë data, në asnjë vend tjetër të botës nuk kemi parë data në Kushtetutë. Vetëm në Shqipëri Kushtetuta ka data dhe ka afate, vetëm ne. Dhe këtë e kemi bërë për të hequr çdolloj aludimi apo çdolloj interpretimi që mund ta bëjë ‘Monika’ si të dojë . Ne ndryshuam 65% të Kushtetutës së Shqipërisë, s’ka ndodhur edhe kjo në asnjë vend tjetër të botës. SHBA mbas 30 viteve ndryshuan taksat.

 Ne i ndërrojmë çdo 6 muaj. Dhe e ndryshuam Kushtetutën 65 % për shkak se dëshironte Shoqëria Civile. Nuk duhen harruar protestat që bënte Shoqëria Civile jashtë Parlamentit: Duam Reformë në Drejtësi. E bëmë Kushteutën, e realizuam kështu që tani Shoqëria Civile nuk është e gatshme që të zbatojmë reformën. 

Atëherë tërhiqu, hap krahun, lëre ta ngrejnë instituticionet, Prokuroria i ka gati kandidaturat e veta, bota akademike gjithashtu, ndërkohë edhe Dhoma  Avokatisë i ka gati kandiaturat. Tani hajde ta ngrejmë KLP-në, të zgjedhim Kryeprokurorin dhe të ecim me gjithë proceset e tjera që janë shumë të rëndësishme dhe jetike.”

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com