AK shpall lëvizjen “Rama ra”: Me 2 mars çadrat para kuvendit

Paraditen e sotme, para se të ndodhte përplasja mes protestuesve të AK-së dhe policisë para kryeministrisë  pasi u hodhën tymuese e fishekzjarre drejt godinës së kryeministrisë, kreu i Aleancës Kuq e Zi shpalli lëvizjen “Rama ra” dhe paralajëmroi fillimin e protestave më 2 mars 2017

Kreshnik Spahiu: “Do shpallim sot lëvizjen “Rama ra.   Do të ngremë çadrat para kuvendit më dy mars dhe nuk do të lëvizim më për të mos lejuar asnjë deputet të hyjë në atë kuvend sepse meritojmë një Shqipëri tjetër. Meritojmë një kuvend intelektualësh e jo kriminelësh

rotestues të Aleancës Kuq e Zi kanë hedhur tymuese dhe fishekzjarre dhe sende të tjera drejt godinës së kryeministrisë si dhe janë përplasur me policinë.

Aleanca Kuq e Zi ishte mbledhur para kryeministrisë në kujtim të 21 janarit 2011, protestës në bulevard ku mbetën të vrarë 4 protestues.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com