Aksesi për shërbime, personat me aftësi të kufizuar: Institucionet s’kanë infrastrukturë

Personat me aftësi në kufizuar vijojnë të përballen me vështirësi të ndryshme në marrjen e shërbimeve nga institucionet. Shkak ëpr këtë është mungesa e infrastrukturës së nevojshme, për lëvizjen e tyre. Sipas studimeve, disa institucione nuk janë korrektë me kuadrin ligjor në lidhje me eleminimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara.
 

Personat me aftësi të kufizuar përballen çdo ditë me vështirësi në marrjen e shërbimeve nga shumë institucione, të cilat nuk ofrojnë kushtet e duhura, sidomos për ata që janë tetraplegjikë.

Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, kjo sjell efekte negative në marrjen e shëbrimeve, ndërkohë vetëm një pjesë e disa dikastereve i kanë krijuar kushtet, për lëvizjen e lirë të tyre, përmes rampeve.

Bajram Tirana: Disa institucione nuk kanë përshtatshmërinë ose infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuara, me karrocë, probleme me shikimin apo që nuk dëgjojnë. Ne kemi hasur në sisa vështirësi, përsa i pëtket kësaj çështje. Disa ministyri nuk e ofrojnë aksesin e nevojshëm sidomos për personat që kanë karrocë.

Sipas disa studimeve të fundit, disa institucione nuk janë korrektë me kuadrin ligjor në lidhje me eleminimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas tyre, në pjesën më të madhe, institucionet publike nuk garantojnë përshtashmërinë ndërtimore për tu aksesuar nga personat me aftësi të kufizuara në lëvizje dhe shikim.

Flutura Tota

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com