Aksident tragjik në Kosovë me tre të vdekur, plagoset ambasadorja turke

Një aksident tragjik ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, duke lënë pas tre të vdekur dhe katër persona të plagosur. Në aksidentin e shumëfishtë është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Mësohet se ambasadorja ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK.

Policia e Kosovës ka sqaruar se në aksident janë përfshirë tri vetura, duke lënë të vdekur dy persona në vendngjarje.

Personi i tretë i plagosur rëndë ka ndërruar jetë në spital.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 17:00 në afërsi të fshatit Mramor.

 “Rreth orës 17:00 ne magjistralen Prishtine – Gjilan, saktësisht me fshatin Mramor, ka ndodhur nje aksident trafiku ku janë përfshire tri automjete. si pasoje e aksidentit lendime trupore kane pësuar 6 persona. Dy prej të cilëve në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jete. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendngjarje, ndërkohë që 4 personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësja e policisë së Kosovës.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com