Aksidentet rrugore, Hoxha: Shqiptarët ecin me shpejtësi dhe kuturu

Pas aksidentit tragjik në Shkodër, ku katër anëtar të një familje humbën jetën, ekspertët e sigurisë rrugore thonë se shkak i përplasjeve fatale nuk është infrastruktura rrugore, por shpejtësia me të cilën udhëtohet.

Gëzim Hoxha: “Ne si ballkanas jemi pak të nxehtë, pak ekspresiv dhe si të tillë shquhemi si shoferë të egër, të shpejtë dhe ecim vend e pa vend. Ai aksidenti tragjik që ka ndodhur atje në Shkodër tregon që të dyja mjetet kanë qenë me shpejtësi shumë të madhe, nga shkatërimi që u duket atyre, pra këtu kemi të bëjmë me një shpejtësi shumë të madhe. Njerëzit duhet të mendojnë kur udhëtojnë që duhet të shkojnë të sigurt në shtëpi. Mund të nisemi për të shkuar shpejt dhe nuk arrijmë dot kurrë”

Për të ulur aksidentet rrugore, ku Shqipëria renditet ndër vendet e para në botë për numrin e lartë krahasuar me popullsinë, eksperti Gëzim Hoxha thotë se duhet riparë formimi i instruktorëve që ofrojnë kurset si dhe i komisionerëve të patentës.

Gëzim Hoxha: “Ne kemi mjaft probleme në autoshkollat tona, që unë mendoj se duhet të fillojnë nga formimi i instruktorëve në një shkollë profesionale 2-vjeçare, i komisionerëve dhe i të gjithë personave të tjerë që merren me këtë lloj aktiviteti. Mandej të marin të gjitha llojet e lejeve të drejtimit dhe të bëhen instruktorë për të dhënë teori ose praktikë. Një dukuri tjetër shumë negative është që në nuk dimë se cila autoshkollë nxjerr njerëz të kualifikuar dhe cila të pakualifikuar, cili komisioner i provon me prova të sakta dhe cili jo” 

Hoxha e cilëson pozitiv heqjen e pyetjeve ngatërruese në testin teorik të marrjes së lejes së drejtimit të automjetit, por ai thekson se është i rëndësishëm zbatimi korrekt edhe i praktikës.

Gëzim Hoxha: “Deri tani me këto teste kanë lozur komisionerët, pra ka pasur përgjigje të dyllojshme me të cilat i ngelnin, i kalonin. Nuk e rregullon sigurinë rrugore testi i teorisë, ka nevojë ndoshta për një librezë personale, që do të thotë sot hipa në makinë në orën 8 e 5 minuta dhe zbrita në 9 e 20. Këtu vendos firmën kursanti dhe instrukturoi dhe kur komisioneri e mer në prova duhet të mari edhe këtë librezën në të cilën të jenë regjistruar orët e praktikës”

Siaps të dhënave, çdo vit në Shqipëri regjistrohen rreth 2 mijë aksidente rrugore, nga të cilat mbi 200 persona humbin jetën. Gjithashtu, sipas të dhënave, 250 drejtues mjetesh që janë edhe shkaktarët e aksidentit ikin nga vendi i ngjarjes.

 /Jonida Tashi/

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com