Aksidenti dramatik me 22 turistë, por shoferi është hero!

Një shofer autobusi mund të konsiderohet si një hero pasi një grup prej 22 turistësh britanikë, të cilët i shpëtuan për pak vdekjes së tyre pasi autobusi dështoi të frenonte duke rrezikuar të binte në një përrua në një zonë malore.

Policia thotë se vetëm falë aftësisë së shoferit u parandalua një katastrofës sot në La Gomera, në ishullin piktoresk të Kanierie.

Autobusi turistik u përmbys pasi shoferi u përpoq ta kontrollonte atë teksa udhëtonte në një rruge të ngushtë malore dhe u ndal vetëm në pak centimetra larg buzë greminës.

Nëse nuk do të ishte për veprimet e shoferit të guximshëm, autobusi do të kishte përfunduar në greminë.

Shumica e udhëtarëve të tmerruar u larguan me plagë të lehta, por një burrë, 89 vjeç, u plagos rëndë. Ai pësoi një dëmtim në kokë dhe një krah të thyer.

Një grua tjetër e moshës 67 vjeç pësoi lëndime në shpinë. Të dy besohet të jenë britanikë.

Ata u dërguan në Spitalin Nuestra Señora de Guadalupe ndërsa banorët e tjerë të autobusit u transportuan në një qendër shëndetësore lokale.

Aksidenti ndodhi në orën 10.40 të mëngjesit sot në rrugën malore CV-13 në zonën Arguayoda të bashkisë së Alajeró.

Shërbimet e emergjencës thanë se kishte mjegull të dendur në atë kohë dhe dukshmëria ishte veçanërisht e keqe në pjesën e sipërme të ishullit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com