AMA rindez transmetimet analoge dhe shtyn me 4 muaj fikjen e tyre

Autoriteti i Medias Audiovizive urdhëron rindezjen e transmetimeve analoge dhe shtyrjen e fikjes së tyre edhe me 4 muaj të tjerë.

Vendimi u bë publik nga kreu i AMA, Gentian Sala gjatë një konference për median me gazetarët mesditën e sotme.

Fikja e transmetimeve analoge do të bëhet më 15 janar 2019.

Gentian Sala: “Qytetarët që nuk janë pajisur ende me dekodera, u lihet një kohë mëse e mjaftueshme katër mujore për t’u pajisur me dekodera. Pra, afati i fikjes së sinjalit do të shtyhet për në datën 15 janar 2019. Me gjithë njoftimet e AMA-s për më shumë se një vit për qytetarët për t’u pajisur me dekodera, konstatohet se shumë prej tyre këtë ccështje e kanë lënë për në moment të fundit.

Ne kemi detyrim kundrejt BE për të mbyllur sa më shpejt transmetimet numerike. Është një detyrim ligjor. Kemi po ashtu një detyrim nga Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet rezolutës së tij, për të mbyllur transmetimet numerike në një kohë sa më të shpejtë.

Por, duke patur parasysh ‘të drejtën kushtetuese për informim’, i cili prevalon mbi këta detyrime ligjore, ne mendojmë që gjëja më e mirë është të shtyhet ky procces. Nuk ka të humbur nga ky procces: Qytetarët që kanë blerë dekoderët mund të shikojnë më shumë kanale dhe qytetarët që e kanë lënë për momentin e fundit këtë proces, do kenë më shumë kohë për të blerë dekoderat. Kjo nuk do të thotë rindezje e transmetive dixhitale të paautorizuara, do të thotë rindezje e transmetimeve analoge të liçensuara më parë nga Autoriteti i Mediave. Pra, duhet patur parasysh kjo ndarje shumë e qartë: Jo transmetime digjitale të paliccensuara, por vetëm transmetimet analoge të liccensuara, deri për datën 15 janar 2019″

Ky vendim u mor një ditë pasi u fikën transmetimet analoge për qarkun Durrës dhe Tiranë duke gjetur mijëra qytetarë të papërgatitur dhe të papajisur me dekoderat përkatës.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com