Amerika e paradokseve, rritja ekonomike shton numrin e të pastrehëve

Numri i personave të pastrehë në Shtetet e Bashkuara është rritur për herë të parë që prej vitit 2010.

Sipas një raporti të Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban, 554.000 persona janë aktualisht të pastrehë, ndërkohë që qytetet e Bregut Perëndimor si Los Anxheles, e gjithashtu edhe Nju Jorku, kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e numrave. Qytete të tjera që gjithashtu regjistrojnë një shtim të personave të pastrehë përfshijnë Siatëllin, San Diegon dhe Sakramenton.

Rritjet relavitisht të mëdha në këto zona e ka shtyrë shifrën kombëtare në thuajse 1%. Por pavarësisht këtij shtimi të personave të pastrehë, numri mbetet në mënyrë të konsiderueshme më i ulët se një dekadë më parë, kur në të njëjtën pikë kohore numëroheshin mëse 647.000 të pastrehë.

Autoritete nga Departamenti i Strehimit dhe Zhvillimit Urban theksojnë se rritja e qirave në qytete si Los Anxhelesi apo Nju Jorku, është shumë herë më e shpejtë se rritja e të ardhurave, gjë që ndikon në shtimin e personave të pastrehë. Sipas këtij departamenti, qeveria duhet të bashkëpunojë me grupet komunitare, organizatat jo-qeveritare dhe fetare për të luftuar këtë problem.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com