Anketimi në qytetin universitar, studentët denoncojnë kushtet e rënda ku jetojnë

Studentët denoncojnë kushtet e rënda me të cilën përballen në jetën e përditshme në qytetin Studenti, duke kërkuar inspektimin nga afër të tyre nga ana e Avokatit të Popullit. Në një anketim të kryer me banorët e qytezës rinore, dalin në pah mungesa të shumta që nga uji e deri tek dyshekët.

 

Një grup studentësh të cilët jetojnë në Qytetin Studenti kanë denoncuar kushtet e vështira në të cilat jetojnë çdo ditë brenda godinave të nxënësve.

Lorena Manjani është një nga studentet, e cila thotë se në godinën ku është strehuar mungon uji, sapuni, letra higjenike, dyert e tualeteve janë pa çelësa, ndërkohë, dyshekët ku flenë janë të shkatërruara.

Lorena rrëfen, se zërin e ka ngritur, por deri tani drejtuesit e qytetit të nxënësve nuk kanë ndërhyrë për zgjidhjen e problemit.

Lorena Manjani, student: Ka dy vite që jetoj këtu dhe çdo ditë përballemi me probleme nga më të ndryshmet që kemi në godina. Problemet nisin nga ndotja akustike, dushet me orare, nuk ka ujë të rrjedshëm, pajisjet janë të amortizuara. Dyshekët janë të amortizuar, dyert nuk mbyllen me çelës, që do të thotë, se studentët kryejnë nevojat personale në mënyrë të ekspozuar. Dua të mirëmbahen këto pasjisje që janë. Kam ëkrkuar tek drejtoria e qytetit studenti por marr të njëjtën përgjigjie që godinat do rikonstruktohen.

Për të nxjerrë në pah këto problematika, studentët kanë bërë një anketim, ku vetë banorët e këtij qyteti, pranojnë kushtet e vështira ku jetojnë, por I bëjnë apel Avokatit të Popullit që të shkojë dhe shohë nga afër kushtet ku ata jetojnë.

Ogerta Ujkashi, studente: Mendojmë të bëjmë diçka pak më të thelluar. Ne nuk kemi gjetur asnjë rregullore sesi funksionon konvikti. Do të studiojmë më thellë sesi është rregullorja dhe pse shërbimet nuk iu jepen studentëve, atëherë do i drejtohemi drejtorisë. Nga ana tjetër, i bëjmë apel Avokatit të Popullit që të vijë dhe të shohë nga afër situatën e studentëve.

Një tjetër problem është edhe marrja e raporteve mjeko-ligjore në mënyrë fiktive, për akomodimin në godina, duke vënë në rrezik jetën e nxënësve.

Ogerta Ujkashi, studente: Është bërë anketimi tek 300 studentë, nga 5300 që strehohen këtu. 210 studentë, ose 70% e tyre, janë shprehur se kanë marrë vërtetimin mjeko ligjor në mënyrë fiktive.

Në anketimin e realizuar nga të rinjtë, për problemet e jetesës në Qytet Studenti janë pyetur 300 studentë nga 5500 që strehohen në qytetin e nxënësve.

Flutura Tota

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com