Armë me postë drejt Anglisë, dënohet me 8 vite burg Saimr Çullhaj

Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 8 vite burg Saimri Çullhaj, i akuzuar për trafik ndërkombëtar armësh.

Çullhaj u arrestua një vit më parë teksa tentoi të çojë në  Angli tre kallashnikovë me poste.

Pakot u zbuluan nga dogana e Rinasit. Çullhaj pakot i nisi nga një filial poste në Durrës.

Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Saimir Çullhaj. Me gjykim të shkurtuar Saimir Çullhaj u dënua me 8 vite.

Gjatë operacionit u kap dhe drogë

Të arrestuarit, gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit  i’u gjetën  në trup 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë “çokollatë”. Po kështu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N.F janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike  e amballazhuar në një thes, si dhe  32 bimë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com