Arrestohet polici grek po shkonte në Bularat

Një polic grek është arrestuar në aksin Sarandë- Gjirokastër teksa po shkonte në Bularat për të marrë pjesë në meshën përkujtimore të Kostandin Kacifas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

“Arrestimi i M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi) u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë  nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.”

Materialet në ngarkim të tij i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi  dhe mbajtja  pa leje e armëve  luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com