Arrestohet polici në Shkodër, i del videoja e turpshme

Një tjetër rast i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Malësi të Madhe, ku protagonist është oficeri i policisë së zonës Gruemirë.

Ky i fundit është arrestuar pas publikimit në media të disa pamjeve ku ai shfaqet duke kryer akte të turpshme.

Bëhet fjalë për Berhan Bajrakurti që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare.

Ende nuk ka informacione zyrtare, por dyshohet se efektivi është regjistruar teksa ishte duke komunikuar në rrjetet sociale me të miturën nga Kopliku.

Ka qenë e ëma e vajzës që ka konstatuar videon dhe pasi ka parë pamjet e rënda ka biseduar me 15-vjeçaren dhe më pas i është drejtuar Komisariatit të Koplikut për të bërë denoncimin.

Për News Bomb mamaja e saj ka thënë se e ka parë vajzën të shqetësuar para katër ditësh, e cila kishte frikë të bënte denoncimin.

Nëna e të miturës shprehet se ngacmimi nuk ka mbetur vetëm në komunikimin në rrjete seciale, por pretendon se efektivi i ka kërkuar vajzës që të hipte me të në makinë, madje e përndiqte shpesh deri në afërsi të shtëpisë.

Ka qenë vajza që ka regjistruar bisedën me video me të, teksa efektivi ka shkuar edhe në komisariat në momentin që është bërë denoncimi kundër tij.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com