Arsenal “mbret” i Londrës, mund 2 me 0 Tottenham

Arsenali ka arritur të marrë një fitore të pastër 2 me 0 ndaj rivalit të qytetit Tottenham.

“Topçinjtë” e nisën mjaft mirë takimit duke rrëzikuar shpesh portën e Hugo Loris.

Goli i parë erdhi  falë një goditje dënimi nga rreth 25 metra, ku Ozil shërbeu në zonë “patriotin” e tij, Shkodran Mustafi, me lojtarin me origjinë shqiptare që e kishte të lehtë të mposhte Hugo Loris.

Një kombinim mjaft i bukur i dy lojtarëve të natyralizuar në gjerman, që solli golin e avantazhit që në minutën e 36  për të besuarit e Arsen Venger.

Vetëm 5 minuta më pas, Alesandër Lacazet shërbeu mjaft mirë në zonë kilianin Sanchez, që nuk fali 5 metra larg portës së “gjelave” për rezultatin 2 me 0.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm të lartë nga ana e të besuarve të Pochetino, me Alli dhe Eriksen që mund të ishin treguar më të saktë në minutat  54 dhe 65, dhe të hapnin takimin.

Kjo fitore e ngjiit Arsenalin në vendin e 6 me 19 pikë, -4 nga Tottenham që pozicionohet në vendin e tretë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com