Artan Fuga, Apollon Baçe, Salvator Bushati replika të ashpra

Debatet publike brenda Akademisë së Shkencave ia kanë lënë vendin debatit në studion e emisonit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Për herë të, tre anëtarë të Akademisë së Shkencave kanë debatuar Live për të gjitha çështjet që deri më sot ishin bërë vetëm pjesë e veçuar në media.
Akademiku Artan Fuga gjithnjë kritikues dhe mosaprovues të mënyrës së si kjo akademi funksion ka debatuar ashpër gjatë emisonit me dy akademikët e tjerë në studio Apollon Baçe dhe Salvator Bushati në një lidhje me skype nga Parisi.
Ndërsa Fuga nuk pranoi të ishte pjesë e komisionit të ngritur për të kryer reformën në këtë Akademi dhe e arsyetoi se më parë duhet të largohet kryesia dhe kryetari i Akademisë sepse janë ata e kanë censurear për 9 vjet që ai të jetë pjesë e reformës, Baçe dhe Bushati e kundështuan duke akuzuar se ai gënjente dhe se synon të bëjë shoë pa patur asnjë një vizion. Më poshtë është videoja e debatit mes akademikëve.
Pjese nga debati
Salvator Bushati: E kam parë atë platformë dhe në përgjithësi ndaj me ju shqetësimet që ju keni pasur dhe që unë I kam dëgjuar gjatë prezantimit tuaj në këshillin ekzekutiv por që kasha një bindje që ju do ta vazhdonit “luftën tuaj”
Artan Fuga: Po e vazhdoj, po e vazhdoj…

Salvator Bushati: Më dëgjo me vëmendje të lutem… Unë jam I një parimi shumë të fortë. Lufta për të drejtën e kërkimit shkencor duhet zhvilluar në ambjentet e kërkimit shkencor dhe jo në media.
Artan Fuga: Ju jeni akademik por vazhdoni përsëri ta cilësoni akademinë si një kështjellë e izoluar italo-shqiptare , ti përjashtoni të gjitha forcat intelektuale dhe shkencore sic tha professor Milo dhe ju duket dhe media si gogol.
Dhe revistat që Akademia boton nuk dihet ku shpërndahen, sa kushtojnë , si bëhet çertifikimi shkencor i tyre , cili është roli I tyre.
Media është një forcë e madhe demokratizuese dhe academia e shkencave nuk është as e jotja dhe as e imja.
Salvator Bushati: Eshtë shpërdorim nga ana jote me fjalë fyese dhe banale. Nuk të shkon për shtat. Eja në Asamble të diskutosh. Më vjen shumë keq kjo kundërpërgjigje që po bën sepse unë e nisa debatin shumë butë. Unë të them që duhet të filloje në strukturën e sesionit tënd. Ti unifikon punën e seksionit tënd që ti e sheh të dobët me punën e seksionit të shkencave natyrore. E ke gabim!
Artan Fuga: Unë s’kam folur për seksionet akoma.
Salvator Bushati: Ke paaftësi për të bërë një vlerësim të kërkimit shkencor që është një procedurë krejt e vecantë. Ti gënjen! Duhet të bisedosh me ne , unë jam I hapur për biseda.
Apollon Baçe: Nëse një shportë ka mollë dhe të gjithë mollët janë të kalbura ti mund të thuash që gjithë shporta është e kalbur. Unë nuk e quaj të kalbur Akademinë. Por juve nëse keni mendimin se vetëm ju jeni molla e freskët që keni jetuar mes gjithë këtyre mollëve të kalbura , kjo më duket shumë e cuditshme.Le ti hedhim në tokë të gjithë mollët e këqia , përvishni mëngët dhe na ndihmoni .
Artan Fuga: Ky krahasim me terminologji të tregut fshatar nuk është e përshtatshmja për Akademinë. Unë në të gjitha rastet kam thënë që Brenda asamblesë të Akademisë së shkencave ka potencial intelektual dhe kontribues të rëndësishëm. Nëse zoti Baçe, do të gjejë një rast që unë nuk kam thënë këtë të bëjë kujdes sepse ky është mendimi im I sinqertë dhe ajo që dua të them është se funksionimi i Akademisë është i gabuar. Strategjitë e saj janë të gabuara dhe të keqpërdoruara.
Përpjekja për të më cuar mua drejt injorimit dhe nënvlerësimeve kurrë nuk ecën me mua sepse unë I respektoj kolegët por qëndroj tek ideja ime që strategjitë që ka bërë kryesia kanë cuar në atë pikë ku Akademia sot ka arritur që suspendon defacto kryetarin dhe asamblenë , krijon një komision në kushte inextreme pasi bën zgjedhje që nuk sollën asgjë.
A nuk quhet kjo kalbje institucionale?
Apollon Baçe: Nuk të pengoi njeri të kandidoje.
Artan Fuga: Quhet abuzim me potencialin tim intelektual dhe të gjithë kolegëve për të cilët kam vlerësim të madh.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com