Atletiko dhe Reali vetëm një “X”, Barcelona në +10

pektakël, raste dhe djersë. Në “Metropolitan Wanda” u shikua gjithçka përvecse golit.

Kryesfida e javës së 12-të në LaLiga luhej në Madrit, ku Atletiko e Madridit priste “rivalët” e urryer të qytetit Realin e Madridit.

Një ndeshje e luftuar deri në sekondat e fundit, por që në fynd prodhoj një rezultat të bardhë pa gola, që nuk i vlen asnjërës nga skuadrat. Madrilenët mbretëror ishin më kërkues, me Ronaldo dhe Isko që dhanë disa shkëndija, por përballë gjetën një ekipit shumë të organizuar në prapavijë.

Me këtë barazim të dyja ekipet ndajnë vendin e 3-të dhe të 4-t, -10 pikë nga Barcelona kryesuese.

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

90+2′ Albitri Fernandez Borbalan i jep fund takimit

90’Albitri i katërt akordon 2 minuta shtesë

80′ Lojtarët r Real Madrid qarkullojnë në zona të ngushta topin,  por zotërimi i tyre nuk zgjat shumë se një lojtar i Atletikos largon topin.

75′ Yannick Carrasco (Atl. Madrid)  tenton të futet në zonë, por bllokohet nga mbrojtja

60’Lucas (Atl. Madrid) hedh një krosim në zonë por aty nuk gjendet asnjë lojtarë i Atletikos, me topin që perfundon në rivënie anësore

53′ Isco (Real Madrid) hedh një top të bukur në zonën e rreptësisë, por ai është pastruar nga një lojtar kundërshtar.

46′ Ka nisur pjesa e dytë në “Metropolitan Wanda”

Pjesa e parë: Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë midis Atletiko Madrid dhe Real Madrid.

45+3’ Arbitri i jep fund pjesës së parë

45 ‘ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë

35’ Cristiano Ronaldo (Real Madrid) e provon fatin e tij nga goditja e lirë  dhe por Jan Oblak është i vëmendshëm dhe pret.

27’ Marcelo (Real Madrid) prodhon një top të bukur në zonën e penalltisë, por mbrojtësi arrin të kapë dhe të  shmang rrezikun.

15’ Saul Niguez (Atl. Madrid) godet , por topi përfundon jashtë portës së Casilla

2’ Angel Correa (Atl Madrid) e rrëzon kundërshtarin dhe David Fernandez Borbalan e ndërpreu lojën. Real Madridi fiton goditje të lirë

1’ Nis takimi në “Metropolitan Wanda”

Formacionet e ndeshjes Atletiko Madrid-Real Madrid:

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com