Automjetet e vjetra para 2009, ekspertët: Jashtë qarkullimi, vetëm nëse iu falen detyrimet

Për të zbatuar vendimin e Qeverisë për nxjerrjen nga rruga të makinave të prodhuara para vitit 2009, duhet që më parë këtyre mjeteve tu falen detyrimet e prapambetura. Ekspertët theksojnë, se kjo është e vetmja mënyrë për të nxjerrë këto mjete nga qarkullimi, që do të sillte ndikim pozitiv në mjedis.

Këshilli i Ministrave ka marë vendim, që automjetet e prodhuara përpara vitit 2009 të mos lejohen për t’u tregëtuar në Shqipëri, pasi ndikimi i tyre në mjedis është negativ.

Në këto kushte, ekspertët e sigurisë rrugore në vend, kërkojnë nga Qeveria, që të nxjerrë një tjetër vendim për faljen e taksave të papaguara prej tyre, pasi vetëm kështu mund të nxirren nga qarkullimi.

Koço Simaku, ekspert i Sigurisë Rrugore: Këtu ke ne ka një gjë, jo që nuk e nxjerr dot makinën jashtë përdorimit, por duhet të paguash edhe të gjitha taksat që ndër vite nuk i ke paguar. Psh, duhet të paguash 1 milionë lekë, për të nxjerrë nga qarkullimi një automjet që vlen 200 mijë lekë. Qerveria duhet të marë një tjetër vendim për faljen e taksave, për automjetet e prodhuara përpara vitit 2009, pasi ka makina që kanë taksa shumë pa paguar dhe që nuk kanë dalë nga qarkullimi. Detyrimisht, pronari nuk paguan dot, ndaj e mban makinën ende në qarkullim.

Sipas Simakut, automjetet e vjetra kanë kosto shumë të lartë mirëmbajtje, ndërkohë ndikimi i tyre në mjedis është shumë i lartë, për shkak të gazrave dhe tymit që lëshojnë.

Koço Simaku, ekspert i Sigurisë Rrugore: Po të hysh hollë-hollë, një makinë që ka kaluar shumë vite kërkon një kosto shumë të lartë mirëmbajtje. Ka një bindje që të mbajnë makinat e vjetra, por që shpenzimet për to janë shumë të mëdha. Ne jemi të mbytur nga bloza dhe tymi, si dhe automjetet që hapen në mes të rrugës teksa qarkullojnë.

Vendimin e marë për moslejimin e importit të këtyre automjeteve, Simaku e komenton si një mundësi shumë e mirë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Koço Simaku, ekspert i Sigurisë Rrugore: Dalja e makinave të vjetra nga qarkullimi ka ndikim në mjedis, sidomos në Tiranë, ndërkohë rrit edhe sigurinë rrugore. Kjo, pasi viti i prodhimit të tyre bën që të mos kenë sensorë që ti ëprshtaten periudhës kur qarkullojnë.

Jetëgjatësia mesatare e automjeteve në vendin tonë është mbi 20-vjeçare,

Qeveria ka parashikuar  zëvendësimin gradual, duke i dhënë mundësi të gjithëve të kalojnë në një mjet më të mirë se ai që kanë, duke minimizuar në maksimum kostot, por edhe rritur sigurinë rrugore.

Flutura Tota

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com