Babai i Ergi Dinit, elegji për të birin!

Nuk është e lehtë të përballesh me humbjen e djalit. Dhimbja në shpirt është e madhe.

Babai i të ndjerit, Ergi Dini, gazetari Dashamir Dini ka krijuar një elegji për Ergin, i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motor disa muaj më parë së bashku me shokun e tij Kejdi Halili

 

ELEGJI PËR TIM BIR.

ERGIT

Në torten e ditelindjes

nena i shkruajti lutje Zotit,

edhe për 100 vite te tjera per Ty,Bir…

…por yjet

lindkan

për te ndriçuar qiejtë.

Ç’t’i them kitarres tënde

me tela ylberesh,

që pret gishtat prej flladi

për ta perkedhelur me dashuri tingujsh?!

Ç’t’i them heshtjes,

që pret te zgjohet

me magjinë e zërit tënd?!

Ne dhomen ku flije TI,me endrrat,

hidhërimi

përgjak këmbët

duke shkelur

mbi copat e thyera te zemrave tona.

…oh sa te ngjet dielli,Biri im!

Dikur,

nuk besoja në krijesat e shënjta!

…se ende nuk të njihja Ty

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com