Balluku favorizon importin dhe pengon energjinë e rinovueshme

Grupet e interesit e akuzuan Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, se po favorizon importin duke dëmtuar biznesin vendas. Pas pengesës ndaj projekteve të HEC-eve, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tashmë ka bllokuar edhe zhvillimin e sektorit të energjisë së rinovueshme. Përfaqësuesit e kësaj kategorie i kërkuan Ballukut një afat konkret për të zgjidhur ngërçin e krijuar.  

Grupet e interesit akuzuan Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, se po i shkakton një dëm të ndjeshëm ekonomik biznesit vendas.

Ata akuzojnë Ballukun se po favorizon importin e energjisë elektrike dhe po pengon zhvillimin energjisë së pastër nga dielli dhe era.

Sipas tyre nëse dikasteri do lejojë që energjia e rinovueshme të hidhet në rrjet, kjo do të ulte ndjeshëm shpenzimet nga importi.

Elton Çekrezi: Bazuar në energjinë e importuar gjatë viteve të fundit që kryesisht është në verë, është e kuptueshme që i njëjti kapacitet prodhohet dhe konsumohet direkt nga infrastruktura energjitike shqiptare. Pse duhet të importojmë kaq shumë energji kur është e mundur ta prodhojmë vetë nga dielli pa ndikim në infrastrukturën energjitike shqiptare.Ndoshta jo 100% të importit por edhe 50% të importit që OSHEE sot merr me të njëjtën infrastrukturë, t’ja japë mundësinë konsumatorëve shqiptarë që ta prodhojnë dhe gjenerojnë vetë. A mendoni se kjo vonesë e aprovimit të udhëzimit ka sjellë një dëm ekonomik në sipërmarrjen vendase dhe favorizon importin e vazhdueshëm?

Ata kërkuan një afat konkret për zgjidhjen e ngërçit në një kohë që energjia e rinovueshme është kthyer në kryefjalën e kohëve të fundit për shkak të mbrojtjes së mjedisit.

Anduel Çekrezi: Ajo që ne kërkojmë nuk është një shtim apo rritje e kapacitetit të rrjetit të energjisë elektrike për shitje, është fare e thjeshtë ajo që kërkohet.

Vetë prodhuesit e energjisë së rinovueshme, janë klientë që prodhojnë përmes teknologjisë fotovoltaike një pjesë ose të gjithë energjinë që duhet për nevojat e tyre.

Ata kërkojnë të injektojnë energjinë e tepërt në rrjetin e shpërndarjes për të kontribuar në furnizimin e vendit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com