Barcelona i jep leksion Realit, madrilenët “lamtumirë” titull

Është Barcelona fituesja e “El Clasicos”, falë 3  golave të shënuar në fraksionin e dytë.

Ishtë Luis Suarez ai që hapi siparin e golave, me uruguajanin që në minutën e 54-t shndërroi në gol një aksion të bukur nga skuadra e Barcelonës.

Në minutën e 63-të Carvajal shkaktoi një ndërhyrje të gabuar në zonë, me mbrojtësin që u ndërshkua direkt me karton të kuq, duke lënë Realin me 10 lojtarë. Nga pika e bardhë u nis Leo Messi, me “pleshtin” që nuk gaboi.

Aleix Vidal mund të jetë dhe lojtari më me fat i kësaj ndeshjeje, pasi pa mbushur akoma 1 minutë në fushën e lojës, spanjolli shënoi golin e tretë duke hipotekuar edhe fitoren.

Me këtë fitore, Barcelona kryeson me 44 pikë , ndërsa Reali i Madridit duket se e ka humbur betejën për kampionat.

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

90+3′ Aleix Vidal shënon për 0-3

90′ Albitri akordon 3 minuta shtesë

64′ Penallti për Barcelonën, Leo Messi tregohet i saktë për 0-2

63′ Carvahal ndëshkohet me karton të kuq

54′ Aksion shumë i bukur nga lojtarë e Barcelonës, Suarez ndëshkon Navas 0-1

45′ Nis pjesa e dytë

Pjesa e parë: Një pjesë e parë jashtë pritshmërive, me raste të pastërta për gol nga të dyja skuadrat, por me Ronaldo e Benzema nga njëra anë dhe Suarez e Paulinho në anën tjetër nuk mundën që në 45 minutëshin e parë të gjenin rrugën e rrjetës.

45+1′ Përfundon pjesa e parë

45′ Albitri i katërt akordon 1 minutë shtesë

41′ Krosim i bukur nga Marcelo, Benzema me kokë, jashtë

18′ Kundërsulm i shpejtë i Realit, mbrojtja ndal Modriç me faull

1′ Starton ndeshja në “Bernabeu”

Formacionet zyrtare:

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com