Basha 5 ditë në Washington, takime në Departamentin e Shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka fluturuar këtë të diel drejt shteteve të bashkuara, ku do të zhvilloi një seri takimesh zyrtare.

Selia blu, nuk ka informuar për agjendën e takimeve të Bashës, por burimet i thanë Ora News se ai do të qëndroi në Uashington, deri në datën 12 korrik ku parashikohen edhe takime në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ora News u interesua pranë Partisë Demokratike në qoftë se gjatë vizitës në Amerikë, kreu i opozitës parashikon në axhendë një takim me ambasadoren e re që do të zëvendësoi Donald Lu, por asgjë nuk u konfirmua por në të njëjtën kohë ky qëllim as nuk u mohua.

Vizita 5 ditore e kryetarit të Partisë demokratike Lulzim Basha, në Shtetet e Bashkuara, vjen në një moment të rëndësishëm politik në Shqipëri, kur opozita ka paralajmëruar një aksion të fortë kundër qeverisë ndërsa në opsionet e saj nuk janë vetëm protesta por dhe mundësia e bojkotit të institucioneve apo një vendim më ekstrem siç mund të jetë djegia e mandateve.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com