Basha: Bardh Spahia u arrestua pse protestoi kundër kriminelëve të zgjedhjeve

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit Bardh Spahia në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Basha u shpreh se arrestimi i Spahias erdhi pasi ai protestoi kundër krimeve të kriminelëve të zgjedhjeve.

Ndërsa theksoi edhe njëherë se nuk do ndalet deri në largimin e Ramës.

Lulzim Basha: “Kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive. Bardh Spahia arrestohet pse protestoi kundër krimeve të tyre. Ne nuk do të ndalemi derisa ta shporrim këtë bandë dhe kreun e saj.”

Arrestimi – Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia u arrestua lidhur me përplasjet dhe zjarrin në një prej klasave të shkollës “Shejnze Juka” ku ishte vendosur njëra prej KZAZ-ve  në Shkodër. Aty u dogjën materialet zgjedhore.

Ndalimi i tij u bë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 19 qershorit teksa po shkonte në një studio televizive.

Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik”.

Pas ndalimit ai është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku dhe kanë shkuar ish- deputetë të votimit.

Ndërkohë edhe në Shkodër mbështetës të PD-së u mblodhën në pritje të Bardh Spahisë, por më pas u mësua se ai do të qëndronte në ambientet e policisë së Tiranës.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com