Basha paralajmëron gjyqtarin dhe prokurorët e dosjes “Babale”

“Kriminelët nuk hetohten denoncuesit çohen në gjykatë”- Ky është reagimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha pak pasi gjykata vendosi të çojë në gjyq  ish-deputetin Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi për akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’.

Basha akuzoi gjyqtarin dhe prokurorët se e morën këtë vendim në këmbim të vetingut.

“Dua ti bëj të qartë Kastriot Gramshit dhe dy prokurorëve se nuk do ia hedhin vetingut me këtë akt që kanë ndërmarrë” tha Basha.

Gjithashtu shtoi se Fredi Alizoti pranoi të dënohej me 1 vit burg në shkëmbim të parave.

Gjykata e Tiranës kaloi në gjykim dosjen ‘Babale’ me të pandehur ish-deputetin Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi për akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’.

Gjatë seancës Fredi Alizoti ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa Salianji, Albert Veliu dhe Jetirmo Olldashi pushimin e gjykimit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com