Basha ultimatum Ramës: Prano vettingun, ose rrëzojmë parlamentin

Tetë dhjetorin ditën kombëtare të rinisë, Partia Demokratike e përkujtoi në Qytetin Studenti,  aty ku 28 vite më parë filloi edhe lëvizja studentore që solli edhe rrëzimin e diktaturës komuniste, e pluralizmin në Shqipëri.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, tha se kjo është dita ku ne nderojmë studentët e dhjetorit, për kurajën për të sjellë lirin politike për shqiptare, ndërsa vlerësoi lart figurën e  Azem Hajdarit, që siç thotë Basha u bë shpirti i protestës.

Lulzim Basha kishte një ultimatum për qeverinë  e Ramës.

Mësimi i bashkimit të tyre është i qartë: E keqja sprapset, e keqja  mposhtet sa herë që shqiptarët e ndershëm janë bashkë. Këtë bënë  qytetarët tek Unaza e Re, këtë bënë studentë sot. Le të bashkohemi të gjithë për të pastruar vatrën e të keqes, për t’i  dhënë fund politikës të lidhur me krimin, për t’i dhënë fund ekonomisë  së kapur nga një grusht politikanësh të korruptuarit dhe një grusht  oligarkësh të bërë palë me ta. 

Le ta japim sot nga ky shesh ultimatumin politik si testament të Azem  Hajdarit dhe të studentëve të Dhjetorit 1990, si dëshirë dhe aspiratë  të çdo shqiptari pavarësisht bindjeve politike.

Parlamenti shqiptar ose do të pastrohet nga krimi e t’i kthehet qytetarëve, ose do të rrëzohet!

Do të rrëzohet! Do të rrëzohet!

I takon qytetarëve shqiptarë ta çlirojnë dhe përmes zgjedhjeve të  lira dhe të ndershme, përmes votës së qytetarëve shqiptarë ta kthejmë  atë në një shërbëtore dhe jo uzurpatore të pushtetit, në një shërbëtore  të qytetarëve dhe jo sunduese dhe gjakpirëse e  qytetarëve shqiptarë.

Ndërsa  një nga figurat kryesore të dala në atë kohë, Ish-kryeministrin Sali Berisha,  risolli në kujtesë emocionet e atyre ditëve, ndërsa i quajti studentët e 90-ës heronj të pamposhtur. Me të njëjtat nota, vlerësoi dhe protestat aktuale të studentave.

Aktiviteti i demokratëve vijoi me homazhe dhe nderime pranë bustit të liderit të demokracisë Azem Hajdari.

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, 8 dhjetori përkujtohet si  festë kombëtare në nder të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com