Bashkëpunimi, 40 kompani serbe duan të investojnë në Shqipëri

Shqipëria dhe Serbia duhet të zgjidhin me dialog çdo sfidë si në aspektin ekonomik dhe atë politik.

Ky ka qenë mesazhi i dhënë  nga ministri i Ekonomisë së Serbisë në mbledhjen e parë të Asamblesë së Dhomës së tregtisë Shqipëri-Serbi. Kreu i Ekonomisë serbe Goran Knezeviç deklaroi se vëmendja duhet të jetë në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për dy vendet.

Goran Knezeviç: “Me dialog bashkëpunimi ynë do ishte me i frytshëm.Vetëm kete vit janë shënuar  118.6 mln euro nga tregtia mes dy vendeve dhe  kjo si rezultat i takimeve politike. Projekti i ndërtimit të autostradës së Nishit do rrisë bashkëpunimin.  Të ardhmen  e shohim në BE dhe ky është synimi ynë dhe prandaj sfidat politike e ekonomike duhet  ti zgjidhim me dialog. Kemi ende shumë sfida por duhet te perqëndrohemi te ndërtimi i një të ardhme më të mirë. Ka interes politik  për të përmiresuar më tej bashkëpunimin ekonomik

Kreu i dhomës serbe të Tregtisë dhe Industrisë e rritjen e bashkëpunimit si një mundësi për të thithur sa më shumë fonde nga Bashkimi Europian.

Marko Cadez “Duhet të krijojmë kompani të përbashkëta të  investojmë së bashku. 40 kompani nga Serbia kane shprehur interes dhe shumica prej tyre janë për herë të parë këtu. Kurrë nuk jemi të kenaqur me rezultatet por duhet të punojmë e të shkojmë më tej. Rritja e bashkëpunimit është me rëndësi sidomos për të thithur  fonde të BE. Dje isha në  Berlin dhe folëm për platformën e Ballkanit dhe për herë  të parë  mund te prezantohemi si rajon.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato, vlerësoi prezencën e kompanive sebe në vend dhe kërkoi intensifikim të bashkëpunimit.

Sonila Qato: Rrethi i kompanive serbe në vendin tonë vijon të rritet. Është e qartë se besimi i të gjitha palëve është forcuar ndjeshëm vitin e fundit por gjithashtu besojmë se ka rrugë të reja për të eksploruar dhe forcuar bashkëpunimin.

Kreu i dhomës së tregtisë Shqipëri Serbi Isuf Ferra premtoi se institucioni që ai drejton se do të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të biznesit midis dy vendeve.

Isuf Ferra:  “Një studim i fundit ka konkluduar se kostot e pritjeve nëpër pikat kufitare të dy vendet tona janë shumë më të larta se ato në BE. Nisur nga ky fakt ne si Dhomë Tregtie po punojmë dhe angazhohemi për të lehtësuar procedurat dhe minimizuar kostot. Një tjetër ngërç është mos shfrytëzimi si duhet i portit të Durrësit.”

Në mbledhjen e parë të asamblesë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë  Shqipëri Serbi u zgjodhën edhe organet drejtuese duke u rikonfirmuar si kryetar Isuf Ferra dhe bashkëkryetar Miroljub Aleksiç.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com