BE nuk ia heq vizat – Thaçi i kërkon Shqipërisë: Kosovarët pajisini me pasaportë shqiptare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar homologut shqiptar Ilir Meta që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi shqiptare në mënyrë që ata të kenë mundësi të lëvizin të lirshëm në Europë.

Meta tha se nuk është zgjidhje pavarësisht dëshirës së mirë ndërkohë që vuri theksin në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Thaçi: Kosova e ka të qartë qëllimin dhe vizionin e vet që do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE.

Por pasi që aktualisht BE ka sjellë një rrethanë të izolimit klasik të lëvizjes së lirë të njerëzve, unë e diskutova edhe me Presidentin se e vetmja shprese në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm, që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës tu jepet nënshtetësia qytetarëve të Kosovës, veçanërisht studentëve, biznesmenëve dhe njerëzve që kanë nevoje. Kjo është një nevojë imediate që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi që të lëvizin në Europë.

Thaci: Nenshtetesia shqiptare shpresa e vetme

Demarkacioni është kusht i domosdoshëm që të ndodhë liberalizimi i vizave, por nuk shoh perspektivë të Kuvendit. I lutem që duke respektuar me të drejtën për dy shtetësi tu lejojnë qytetarët e Kosovës të aplikojnë për nënshtetësi. Kjo është shpresa e vetme për të kryer lëvizjen lirshëm

Nuk eshte zgjidhja 

Pergjigjet Meta: 

Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave nuk mund të ketë për momentin një pozitë më të vështirë se sa e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të folur për këtë çështje. Për arsye se ka presione dhe kërkesa pafund nga personalitete dhe qytetarë të Kosovës për të marrë edhe nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë me qëllim kryesor për ti shpëtuar kësaj bllokade ku padrejtësisht qytetarët e Kosovës ndodhen prej disa vitesh.

Unë kam pasur një takim para pak ditësh edhe me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjermin Z. Danielsson në Tiranë, i cili para një jave ka qenë edhe në Prishtinë por edhe në takimet që kemi pasur në Gjermani me presidentin Steinmeier apo në Itali, me çdo personalitet me të cilin kemi pasur mundësi të takohemi por edhe me përfaqësues të tjerë të instituticioneve të Shqipërisë, theksojmë domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi, për mos thënë këtij diskriminimi që po përjetojnë qytetarët e Kosovës dhe që ka sjellë këtu një frustrim për shkak të faktit se janë të vetmit qytetarë në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzojnë këtë mundësi.

Përgjigjja më e mirë është  ta zgjidhim së bashku. Zgjidhja nuk është të merret nënshtetësi për të gjithë, por zgjidhja është tejkalimi i këtij problemi. Shpresoj që pas zgjedhjeve të ardhshme vendore me një dialog edhe më aktiv me BE e Malin e Zi të zhbllokojë këtë cështje pasi nuk bëhet fjalë vetëm për liberalizimin e vizave

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com