Bllokohet trafiku – Shkëputet një pjesë shkëmbi në zonën e plazhit të quajtur ‘Kalaja’ në Vlorë

Prej orës 12:30 është bllokuar qarkullimi i automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum. Shkak është bërë shkëputja e e një masivi shkëmbor se në vendin e quajtur ”Kalaja”

Një pjesë e shkëmbit ka rënë mbi një makinë të parkuar duke e dëmtuar plotësisht atë por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum pasi rrezikohet që të ketë dhe shkëputje të tjera.

Bllokimi i aksit  – U kërkohet udhëtarëve me automjete të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të Ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës.

Pritet mbërritja e forcave xheniere-  Do të jenë forcat xheniere të cilat do të mbërrijnë në vendngjarje dhe do të vendosin nëse do të hapet rruga për kalim dhe më pas do të ndërhyhet gjatë ditëve të javës apo nuk do të hapet rruga deri në rregullimin e situatës, pasi mund të ketë shkëputje të tjera shkëmbi që do të vinin në rrezik jetët e njerëzve.  Gjithashtu janë njoftuar edhe emergjencat civile, si dhe firma e mirembajtjes se rrugëve.

Bllokimi i rrugës ka shkaktuar trafik të madh si dhe irritim të disa shoferëve. Prefektja Etjona Hoxha u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë pasi qarkullimi i mjeteve do të hapet vetëm me në një njoftim të dytë sepse nuk mund të rrezikohen jetë njerëzish.

 

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com