BOOM: Vazhdon skandali, qumështi me aflatoksinë përdoret në kopshte dhe në QSUT

Emisioni investigativ Boom solli sërish në vëmendje sigurinë ushqimore. Produkti i qumështit u analizua për praninë e aflatoksinës në laboratorin e Isuv-it.

Gazetarët e emisionit Boom dërguan për të analizua e lloje të ndryshme qumështi në supermarketet e kryeqytetit ku gjithçka u regjistrua.

Me pas ky qumësht u vendos në shishet e qelqit të etiketuara me kode të posaçme dhe u bë dorëzimi në laboratorin e Isuv-it.

Brenda kuadrit kohor 1 javor u dorëzuan pranë laboratorit të Isuv-it lloje të ndryshe të qumeshtit dhe dy prej tyre rezultuan me aflatoksinë mbi normën e lejuar.

Qumeshti i firmës Mireli rezultoi me prani të aflatoksinës në vleren 0.079 si edhe në qumështin e firmës Zepa Natyral Latte aflatoksina shënoi vlerën 0.108 vlerë kjo mbi normën e lejuar 0.050 të përcaktuar në legjislacionin tonë.

Situata bëhet edhe alarmante, pasi gazetarët hynë në një nga kopshtet shtetërore në Tiranë dhe konstatuan se nepër kopshte përdoret pikerisht qumesht i firmës Zepa Natural.

Burime të sigurta për BOOM konfirmojnë se edhe pacientët e QSUT konsumojnë qumësht Zepa Natural

Pak javë më parë aflatoksina e konstatuar në produktin e qumështit ishte kryefjala në emisionin Boom dhe për këtë skandal reagoi dhe ministri i Bujqesise Niko Peleshi i cili nuk e konsideroi gjendjen alarmante dhe përgjegjes bëri ushqimin që kishte konsumuar kafsha.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com