Borchardt: Zgjatja e krizës politike e paarsyeshme, në dëm të vendit

Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt e ka konsideruar të paarsyeshme zgjatjen e krizës politike.

Gjatë një takimi me studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Borchardt tha se kriza politike është në dëm të Shqipërisë.

Ai shtoi se po nxit opozitën dhe qeverinë për dialog.

“Po tentojmë në çdo formë që të ketë bisedime. Duam që të gjithë faktorët politikë të marrin pjesë në zgjedhje. Është e pamundur për mua që të shikoj të ardhmen se çfarë mund të ndodhë në Shqipëri. Të gjitha partitë kane pasur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017,“-tha Borchardt.

Borchardt u bëri thirrje studentëve të rinjve të jenë më aktiv në jetën politike.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com