Bushi “harron” të kopjojë kombëtaren A, Andorra i merr pikë 21 vjeçarëve

Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve nuk arriti të “kopjojë” kuqezinjtë e mëdhenj, teksa nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 kundër Andorrës.

Në transfertën e shtetit të vogël, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi u gjenden dy herë në disavantazh. Gjithsesi, ata arritën që të merrnin një pikë nga kjo transfertë që nuk rezultoi e lehtë ashtu siç konsiderohej në letër.

Dopietës së Alaez, i cili u aktivizua edhe në takimin e mbrëmjes së djeshme kundër Kombëtares A, iu përgjigjen Kallaku e Sula. Një pikë që nuk i mjafton kuqezinjve për të shpresuar te një kualifikim në finalen e Europianit 2020 për këtë grupmoshë.

Aktualisht grupi 3 kryesohet nga Turqia me 3 pikë, e ndjekur nga Andorra e Shqipëria me 1.Kujtojmë që pjesë e këtij grupi janë edhe skuadra si Austria, Anglia dhe Kosova, por që ende nuk kanë zbritur në fushën e blertë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com