Çfarë po ndodh? – “Unë e Idrizi, imponues të marrëveshjes”. Meta takoi Berishën

“Nuk kam qenë ndërmjetësuesi por imponuesi i kësaj marrëveshjeje së bashku me LSI-në, PDIU e partitë e tjera”. Ky ishte komenti i presidentit të zgjedhur Ilir Meta në një prononcim për median pasi doli nga qendra ABBA Center ku më parë kishte zhvilluar dhe një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e këtij të fundit.

Ëndrra ime është të ketë një marrëveshje dhe kontributi im është për një marrëveshje”

Por a i erdhi keq Metës që nuk ishte ndërmjetësuesi?

” Unë nuk kam qenë ndërmjetësuesi i kësaj marrëveshjeje por kam qenë imponuesi bashkë me LSI e PDIU e partitë e tjera” u shpreh Meta.

I pyetur lidhur me takimin me ish kryeministrin Berisha, Meta tha: Zoti Berisha është dobësia ime dhe në çdo kohë jam i gatshëm ta takoj”

Takimi mes ish-aleatëve qeverisës erdhi ndërsa Rama dhe Basha vijonin negociatat për detajimin e marrëveshjes të dakordësuar mbrëmë. Prej orës 10:00 ata ndodhen në Pallatin e Kongreseve.

Takimi me Berishen mësohet se ka zgjatur përreth 45 minuta. Burime për Ora News bëjnë me dije se Meta pas takimit me Berishën ka qëndruar në ABBA Center ku ka drekuar me kreun e LSI Vasili dhe miq të tjerë.

Pas Metës, në zyrën e Berishës ka qenë dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com