Dasma mbretërore 2018, përfundon ceremonia martesore e Dukës Harry dhe Dukeshës Meghan

Ora 14:33 – Çifti përfundon parakalimin

Duka Harry dhe Dukesha Meghan kanë përfunduar parakalimin me pajton në rrugët e Windsor. Tashmë ata ndodhen në kështjellë për drekën e pritjes.

Ora 14:05 – Përfundon ceremonia martesore e Dukës Harry dhe Dukeshës Meghan

Meghan dhe Princ Harry shkëmbyen një puthje kur dolën nga kisha përpara mijëra njerëzve.

Duka i ri dhe Dukesha e Sussex po bën një parakalim me pajton nëpër rrugët e Windsor.

Më pas ata do të kthehen në kështjellë për pritjen e drekës.
Ndërkohë, të ftuarit po largohen nga kisha.

Ora 13:40 – Betohet çifti mbretëror. 

Princi Harry dhe Meghan Markle janë shpallur burrë dhe grua në ceremoninë martesore që po zhvillohet në Windsor Castle.

Çifti shkëmbeu zotimet dhe unazat përpara Mbretëreshës dhe 600 mysafirëve në Kishën e Shën Gjergjit.

Ora 13:00 – Nusja u shoqërua nga vjehrri i saj Princ Charles drejt altarit.

Meghan ka 10 shoqërues të nuses, midis tyre Princi George dhe Princesha Charlotte.

Ajo mban veshur një fustan të dizenjuar nga stilistja britanike Clare Waight Keller.

Në kishë ndodhen Oprah Winfrey, George dhe Amal Clooney, David dhe Victoria Beckham si edhe Sir Elton John.

Detaje nga dasma: 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor, ndërsa miliona të tjerë po e ndjekin përmes televizionit

Ceremonia ka kushtuar 30 milione paund.

Ora 12:30 – Meghan Markle është në rrugën e saj drejt kishës. Nusja mbretërore është larguar nga Cliveden House Hotel në Taplow ku ka kaluar mbrëmjen e saj të fundit si beqare së bashku me nënën e saj, Doria Ragland.

Ata janë duke udhëtuar në një Rolls Royce, udhëtim që pritet të zgjasë rreth 25 minuta.

Edhe Princ Harry mbërriti në Kishë.

Do të jetë Princ Charls i cili do të shoqërojë në altar Meghan.

Ndërsa Meghan po shkon drejt kështjellës Windsor, anëtarët e familjes mbretërore kanë filluar të mbërrijnë në kishë.

Kushëriri i Harry, Peter Philips dhe bashkëshortja Autumn, kushërira Zara Tindall dhe burri i saj Mike, si edhe Princi Michael i Kent ishin anëtarët e parë të familjes mbretërore që arritën.

Ata janë ndjekur nga xhaxhallarët e Harry-t, princat Andrew dhe Edward, si edhe halla e tij, Princesha Anne.

Prej mengjesit festimet

Qindra britanikë kanë qëndruar jashtë përgjatë gjithë natës për të zënë një vend në rreshtin e parë në kordonin e vendosur në pritje të dasmës së Princit Harry.

Ceremonia pritet të nisë pas pak ndërsa do të kulmojë në mesditë me lidhjen e martesës.

I ati i nuses nuk do të jetë pjesë e ceremonisë ndërsa do të jetë Princi Charles ai që do të shoqërojë Meghan Markle në altar drejt Princit Harry.

Në një deklaratë nga Pallati i Kensingtonit, trashëgimtari i fronit britanik Princi Charles është shprehur i lumtur që do të mirëpresë aktoren amerikane në familjen mbretërore, në këtë mënyrë.
Babai i Meghan, Thomas Markle nuk do të ketë mundësi të jetë pjesë e ditës së veçantë të vajzës së tij, për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.

Ndërkohë, Doria Ragland, mamaja e aktores amerikane, do të jetë ajo e cila do të çojë të bijën në kishën ku do të celebrohet lidhja me Princin Harry.  

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com