“Debati në Channel One”. Gjinushi: Pozitiv starti i qeverisë Rama

Pozitiv e ka konsideruar kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi startin e qeverisë Rama. Një nga aleatët historik të socialistëve. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” radiografinë e qeverisjes për këto 14 muaj. Momentet më të nxehta të debatit janë mbi rolin e opozitës.

Thotë se po shkon në vitin e nëntë në opozitë, e megjithatë e konsideron pozitiv startin e qeverisë Rama. Megjithatë kryetari i PSD Skënder Gjinushi, ia njeh mirë dobësitë pushtetit aktual. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, përballë një paneli me gazetarë Gjinushi bën radiografinë e qeverisjes për këto 14 muaj.

Por biseda kaloi më debat të fortë në momentin kur u diskutua si po funksionon opozita. Gjinushi, një nga kundërshtarët më të ashpër në këto 24 vite të Berishës, renditi dhjetra akuza ndaj ish-kryeministrit dhe lidershipit aktual të PD.

Dhe si gjithnjë Gjinushi vijon kritikat ndaj aleancës PS – LSI, por pa dhënë të njëjtat argument si PSD kur merrte pushtet nga PS edhe pa pasur vota.

One Comment;

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com