Deklarata e Lu me të rinjtë – “Politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar kanë filluar të kenë frikë”

Në një takim me nxënës të shkollave të mesme nga disa qytete të Shqipërisë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, u shpreh se korrupsioni mund të ndalet vetëm nëse të rinjtë vendosin të veprojnë kundër këtij fenomeni. Lu siguroi se kohët po ndryshojnë dhe tha se politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar kanë filluar të kenë frikë nga të rinjtë.

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, u tha nxënësve të shkollës së mesme se e vetmja mënyrë për të luftuar korrupsionin në vend, është kur të rinjtë rreshtin së duruari dhe veprojnë kundër tij.

Lu tha se kohët po ndryshojnë, ndërsa politikanët dhe gjyqtarët e korruptuar kanë filluar të kenë frikë.

Lu: Në një shoqëri korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë. Kohërat po ndryshojnë, politikanët, zyrtarët e qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar kanë frikë. A e dini se nga kush kanë frikë? Ata kanë frikë nga ju.

Ambasadori iu referua shembullit të Afganistanit ku korrupsioni në shkollë, edhe pse favorizohej nga politikanët dhe arsimtarët, arriti të ndalej falë vullnetit të studentëve të cilët u bënë bashkë dhe vendosën të mos paguanin para për notat e tyre.

Kësaj lëvizje, u shpreh ambasadori Lu, iu bashkua edhe Presidenti i Afganistanit, duke dhënë shembullin se të rinjtë e kanë fatin e tyre në dorë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com