Dëmtimi i Neuer, portieri mbyll sezonin, pëson frakturë në këmbën e djathtë

Bajerni i Mynihut u eliminua nga Liga e Kampionëve mes polemiakve, sidomos për rastin e golit të 3-të të realizuar nga Cristiano Ronaldo. Pamjet qartësuan pozicionin e parregullt të portugezit, megjithatë ky moment po rezulton edhe më i rëndë për bavarezët, pasi pikërisht në atë çast është dëmtuar një nga pikat më të fortë të kampionëve të Gjermanisë, Manuel Neuer.

Klubi nga Mynihu ka konifmuar se 31 vjeçari ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë dhe për rrjedhojë nuk do të zbresë më në fushë gjatë këtij sezoni.

Neuer do ti nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara e më pas do të përcaktohet koha e rekuperimit për portierin e kombëtares gjermane.

Në këtë mënyrë trajneri Ancelotti do të jetë i detyruar të bëjë  deri në mbyllje të këtij edicioni pa një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Nuk dihet nëse mungesa e Neuer do të ndikojë në luftën për titull, pasi Bajerni ka një distancë sigurie nga ndjekësi më i afërt ekipi i Rasenball Sport Leipzig, ndërkohë që në gjysmë-finalen e Kupës së Gjermanisë do të ketë përballë rivalët e përjetshëm të Borusias së Dortmundit.

Tashmë porta e skuadrës nga Bavaria do të kaloj në duart e Sven Ulreich i cili gjatë periudhës prej 1 viti e gjysmë tek Bajerni është aktivizuar në vetëm 4 takime.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com