Dërgonin libra shqip, Greqia dënon me 30 muaj burg dy shoferët e MPJ

Gjykata e Janinës në Greqi ka shpallur fajtorë dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, të cilët u kapën duke transportuar libra shkollorë në Greqi. Altin Tafa dhe Agim Asllani u dënuan me nga 30 muaj burg.

Dy shoferët u shpallën fajtorë për akuzën  e tentativës për futjen e materialeve propagandistike në Greqi.

Tafa dhe Asllani u arrestuan mesditën e 14 nëntorit nga autoritet helene me arsyetimin se librat që ata po transportonin kishin përmbajtje që cënonin shtetin grek.

Ndërkohë një ditë pas arrestimit të tyre, Ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi tha se librat që  dy shoferët e ndaluar nga autoritetet greke kishin me vete nuk kanë pasur asnjë përmbajtje provokuese por ishin tekste që vijnë çdo vit për kurset e gjuhës shqipe.

shoferet-shqiptare-qe-u-arrestuan-nga-greku

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com