Dëshmia e policit që i doli videoja e turpshme

Efektivi i policisë, Berhan Bajrakurti mohon akuzat e ngacmimit seksual ndaj të miturës, ndërsa pranon se videoja është e tija.

“Videoja është e imja por nuk ka lidhje me asnjë të mitur” mësohet të jetë shprehur efektivi gjatë dëshmisë dhënë grupit hetimor në Shkodër.

Ai u arrestua prej ditës së djeshme ndërsa në portale i janë zbuluar video të tjera të tij ku ai kryen vepra të turpshme.

Deri më tani shumë pak detaje kanë dalë në dritë lidhur me rastin, por burime nga grupi hetimor i thanë Oranews së ekziston mundësia që video të jetë regjistruar duke mos patur protagoniste vajzën e mitur, por një person madhor në moshë. Gjithsesi hetimet vijojnë ku një verifikim i plotë po i bëhet nga ekspertët telefonit të policit dhe komunikimeve që ai ka bërë në rrjetet sociale. Kolegët e tij jashtë kamere përjashtojnë faktin se në komisariat ka patur denoncim apo ndonjë sinjalizim për skandalin në fjalë.

Lleshaj ne Shkoder

Ndërkohë drejt Shkodrës udhëtoi sot ministri i Brendshëm Sander Lleshaj. Ai u prit të zhvillonte një takim në komisariatin ku efektivi bën pjesë prej vitit 2015-të, por axhenda ndryshoi rrugës dhe ministri Lleshaj sëbashku me drejtorin e policisë Shkoder Vehbi Bushati dhe prefektin Çesk Millja u spostuan në bashkinë e Malësisë së Madhe. 

Pas 15 minutash qëndrimi pa praninë e mediave, në dalje Lleshaj u mundua t’i shmangej kamerave, por deklaratat e tij se fytyra e çdo polici që nuk sillet mirë, do të ishte vetë ai, e bëri të ndalej përpara gazetarëve.

Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja dhe e gjithë shoqërisë, na përfaqësojnë të gjithëve ne. Ai nuk është polic, ai është i arrestuar

Mohoi të mos jetë pranuar denoncim nga dy komisariatet, madje shkoi edhe më tej kur tha se policia prej 24 orësh është në kërkim të denoncueses dhe ajo nuk po gjendet.

Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë, policia  e shtetit po kërkon që mbrëmë dhe denoncuesi nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore. Kush është denoncuesi?

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com