Dështon gjyqi për gazin lotësjellës, Kurtit, Kadajt dhe Haxhiut u caktohet paraburgimi

Ka dështuar sërish seanca gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës, ndaj katër deputetëve të VV-së, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu. Kjo pasi Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk u paraqiten në gjykatë. Trupi gjykues ka urdhëruar arrestimin e tre të akuzuarve pasi të njëjtit janë kërkuar para seance në shtëpitë e tyre nga Policia, por nuk janë gjetur.

Deputetet Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu sërish nuk janë paraqitur në Gjykatë Themelore të Prishtinës, të mërkurën, për gjykim për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Dy deputetët e VV-së Kurti e Kadaj-Bujupai janë kërkuar në shtëpitë e tyre, pasi trupi gjykues qysh në seancën e kaluar ka urdhëruar sjelljen e tyre me Polici në gjykatë, pasi as atëherë nuk ishin paraqitur.

Por të njëjtit nuk janë gjetur në adresat e tyre të banimit. Kështu ka bërë të ditur gjyqtari Beqir Kalludra, derisa anuloi seancën e të mërkurës deri në një afat të pacaktuar.

Kalludra urdhëroi edhe arrestimin e deputetëve të akuzuar Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi, dhe gjithashtu të Albulena Haxhiut. Madje u caktoi ndaj tyre edhe paraburgim.

“Të akuzuarit kanë qenë të ftuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën nuk e kanë arsyetuar”, ka thënë gjyqtari në fillim të seancës/Gazeta Ekspres/

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com