Detaje nga përgjimet e tjera: “Për 10 kile drogë mos më hajde, unë flas për 100 e sipër”

Deputeti i PD, Ervin Salianji pasi doli nga Prokuroria tha se ka një tjetër audio përgjimi, të cilin PD e disponon dhe tregon lidhet e Agron Xhafës me trafikun e drogës. Duke dhënë disa detaje të reja nga këto përgjime të papublikuara, deputeti demokrat tha se flitet qartazi: “Për 10 kile drogë mos më hajde, unë flas për 100 kile e sipër”.

Salianji:  Agron Xhafaj është larguar nga Shqipëria për të mos bërë të mundur zbulimin e të gjithë aktivitetit të tij kriminal, bashkëpunëtorët e tij, përgjimin e tij dhe të gjitha fakteve të tjerë. Ne kemi dhënë shpjegimet tona, por prokuroria është e përfshirë më shumë në kallëzimin e rremë që ka bërë Agron Xhafaj sesa në kapjen e grupit të strukturuar kriminal.

Për të gjitha deklarimet që kemi thënë në prokurori nuk mund të flasim sepse përbëjnë nxjerrje të sekretit hetimor. Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi i cili më ka sjellë pjesën e audio përgjimit, jo vetëm pjesën e parë që është publikuar nga PD, por edhe pjesë tjetër ku duket qartë që personat lidhur me krimin dhe të lidhur me Fatmir dhe Agron Xhafajn  bëjnë trafik kanabis.

Në përgjimin që unë kam parë dhe disponohen nga ana e PD që  ka ardhur nga gazetari Jetimir Olldashi shihet zëri i gazetarit Olldashi, bashkëpunëtorit X Albert Veliu dhe i trafikantit tjetër i cili është bashkëpunëtor apo  zari i Agron Xhafajt ku flitet qartazi për “10 kile drogë mos më hajde, unë flas për 100 kile e sipër”

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com