Dhunë në ndeshjen Delvina-Butrinti, goditet gjyqtari

Ndeshja Delvina-Butrinti është shënuar me incidente, duke u ndërprerë në minutën e 15-t për shkak se është goditur gjyqtari i ndeshjes.

Sipas informacioneve, gjyqtari i ndeshjes K. Cjapi është goditur nga futbollistët e Delvinës dhe stafi drejtues.

Më pas, tifozët e Delivës kanë tentuar të futen në fushën e lojës por janë penguar nga policia.

Përveç përplasjeve fizike në stadiumin e Delvinës, tifozët kanë hedhur kapsolla dhe objekte të ndryshme në fushë. Forca të shumta policie kanë shkuar në stadium.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com