Dita e tretë e Panairit të Librit, lexuesit në radhë për të blerë librin e ri të Kadaresë

Dita e tretë e Panairit të Librit ka shënuar një numër të lartë vizitorësh. Pranë stendës së shkrimtarit të madh shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, dhjetëra lexues ishin vendosur në radhë jo vetëm për të blerë librin e ri “Kur sunduesit grinden”, por edhe për të shfrytëzuar praninë e shkrimtarit për një autograf.

Panairi i Librit “Tirana 2018” është Panairi i 21 që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës dhe mbahet në Sallën e Kongreseve.

Panairi i Librit është një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.

Në të janë të espozuara botimet më të mira të hedhura në qarkullim vitin e fundit. Panairi i Librit do të jetë i hapur deri në datën 18 nëntor.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com