Djali i Simona Venturës kërkon 1 mln euro dëmshpërblim nga 4 autorët e plagosjes

1 milionë euro dëmshpërblim kërkon djali i prezantueses së njohur italiane, Simona Ventura, nga 4 autorë e plagosjes, dy prej të cilëve janë shqiptarë. Të rinjtë u konfliktuan në një diskotekë në Milano, dhe për pasojë Nicolo Bettarini u qëllua me 11 goditje me thikë.

Nicolo Betarini, djali i prezantueses së  njohur italiane Simona Ventura dhe i ish futbollistit Stefano Bettarini kërkon 1 milionë euro dëmshpërblim nga 4 autorët e plagosjes së tij, dy prej të cilëve janë shqiptarët, Albano Jakaj 24 vjec e Andi Arapi 29 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur natën e 1 korrikut 2018 pranë një diskoteke të njohur në qytetin e  Milanos, ku Nicolo Bettarini është qëlluar me 11 goditje me thikë si dhe është dhunuar fizikisht nga 4 të akuzuarit.

Përmes avokates së tij Alessandra Calabrò, i riu ka kërkuar 1 milion euro dëmshpërblim, ndërsa prokurori i çështjes ka kërkuar 10 vite burg për të katërt të akuzuarit.

Daniele Barreli, avokati mbrojtës i shqiptarit Albano Jakaj i ka kërkuar trupit gjykues ndryshimin e masës së akuzës nga “grindje e dhunshme për motive të dobëta” në “grindje të dhunshme për motive provokuese”.

Avokatja mbrojtëse e djalit të Simona Venturës ka kërkuar depozitimin e menjëhershëm të 500 mijë euro nga 1 milionë që është shuma e përgjithshme e kërkesës së dëmshpërblimit.

Dy të akuzuarit e tjerë italianë janë Alessandro Ferzoco, 23 vjeç e 29 vjeçari Davide Caddeo me precedent penale dhe anëtarë të tifozerisë ultra të Interit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com