Dorëhiqet kryeministri i Armenisë

Kryeministri i Armenisë Serzh Sargsyan dha dorëheqjen pas 11 ditë protestash nga qytetarët dhe opozita. Ai mori postin të martën e kaluar pas dy mandatesh pesë vjecare si president i vendit.

Protestat e udhëhequra nga kryetari i opozitës Nikol Pashinyan detyran kryeministrin e sapoemëruar të heqe dorë nga posti.

“Lëvizja në rrugë është kundër mandatit tim, unë po ë plotësoj kërkesën tuaj” – u shpreh z.Sargsyan. njoftimi erdhi pas lirimit nga paraburgimi I kreut të opozitës. Ky i fundit u arrestua të djelën së bashku më dy politikanë të tjerë dhe rreth 200 protestues.

Në deklaratën e publikuar në faqen e tij zyrtare të internetit ai u shpreh se po i drejtohej të gjithë qytetarëve të Republikës së Armenisë për herë të fundit si udhëheqës I vendit.

Gjithashtu ai tha:  “Nikol Pashinyan kishte të drejtë, unë kam gabuar. Situata ka disa zgjidhje, por unë nuk do të marr asnjë prej tyre … po largohem nga posti i kryetarit të vendit, i kryeministrit”.

Protesës së qytetarëve ditën e sotme iu bashkuan dhe ushtarët armen të cilët ishin paralajmëruar nga Ministria e Mbrojtjes se do ndëshkoheshin rëndë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com