Dortmund harron të fitojë, mundet dhe nga Shtutgard

Dortmund ka pësuar humbjen e tretë rrjesht në kampionatin gjerman.

Verdhezijtë e Peter Bosz humbën në transfertën e Shtutgardit me rezultatin 2 me 1.

Goli erdhi që në minutën e pestë të takimit me anë të sulmuesit së vendsve Okolo,  që përfitoi nga një gabim i  mbrojtësit Bartra dhe portierit Burki për të dërgua topin në rrjetë dhe zhbllokuar avantazhin.

Menjëherë pas pësimit të golit, Borusia mori shumë iniciativa drejt sulmit, duke e gjetur golin në fundin e pjesës së parë. Nga pika e bardhë Andre Shurle u tregua i pasaktë, por amerikani Pulisiç përfitoi nga kthimi në lojë i portierit vendas duke goditur bukur me të majtën dhe e dërguar topin në rrjetë dhe duke barazpeshuar avantazhin.

E njëjta panoramë edhe në fillimin e pjesës së dytë. Me vendasit që përfituan nga një pozicionim jo i mirë i mbrojtjes së Dortmund,  dhe me talentin 19 vjeçar të Shtutgard Josip Brekalo që iu drejtua i vetëm portës së Burki, duke e mposhtur më pas falë një goditje të bukur brenda zonës.

Minutat e mbetura folën vetëm për miqtë që nuk mundën të realizonin golin e barazimit.

Me këtë humbje, Dortmund i jep “lamtumirë” titullit kampion, ndërsa kjo fitore i shërbeu shumë Shtutgart që e shikon veten më afër zonës së europës.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com