Dosja Investigative/ Dëshmi të reja se si Kisha Katolike ka flakur në rrugë banorët legjitimë

Puntata e sotme e rubrikës Dosja Investigative në Channel One e gazetarit Elio Laze është e fundit e këtij sezoni. Edhe këtë puntatë rubrika trajton sërish çështjen e Kishës Katolike dhe konfliktit të saj me banorët në rrugën e Kavajës për pronësinë e pretenduar të truallit nga ana e Kishës.

Sot në të katërtën herë që kjo temë trajtohet, vjen një dëshmi e re nga Luiza Skënderaj një nga ish banoret e pallatit 2 katësh që ka qënë ngjitur me Kishën por I prishur në vitin 2014 pas një vendimi gjykate. Absurdi qendron në dy momente.

1-      Objekti u prish ndërkohë që gjykimi i cështjes vijon në Gjykatën e Lartë.

2-      Vendimi i Gjykatës ka ardhur në bazë të vendimit nr 567 të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (I njëjti vendim që Kisha Katolike pretendon nxjerrjen e familjes Dinaj nga banesa e tyre).

Kjo histori e trajtuar prej katër puntatash në Dosja Investigative në Channel One nis në vitin 1961 kur z. Abaz Dinaj blen nga Komiteti Ekzekutiv pronën mbrapa kishës katolike. Në vitin 1973 z. Abaz gjysmën e pronës e kalon në emër të së motrës së tij. Cdo veprim i kryer pranë noterit. Në vitin 1974 familja Dinaj aplikon për një kredi në bankën e shtetit për të zgjeruar dhe rikonstruktuar banesën e blerë. Kredi që miratohet dhe familja Dinaj nis të shlyejë këstet.

Kalvari i vuajtjeve të kësaj familjeje nis në vitin 2011 kur përmbarimi i shkon në derën e shtëpisë dhe i thotë që të lirojnë pronën pasi është e kishës. Me një dokument të Kthim Kompesimit të Pronave të vitit 1996 Kisha Katolike kërkon njohjen e pronës.

Kaluan të tre shkallët e gjyqësorit ku familja Dinaj fiton vetëm shkallën e parë e dy të tjerat i japin të drejte Kishës Katolike. Por familja Dinaj nuk u dorëzua dhe vijoi të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për pronën që e kanë blerë në vitin 1961.

Në mars të vitit 2018 një akt ekspertimi i Policisë Shkencore arrin në konkluzionin që vendimi i Kthim Kompensimit të Pronave është i falsifikuar. Pra Kisha Katolike ka përfituar një tokë duke falsifikuar dokumente zyrtarë.

Për më shumë ndiqni videon e plotë të rubrikës Dosja Investigative në Channel One të gazetarit Elio Laze ku u trajtua pikërisht ky super skandal.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com