Dosja Investigative/ Faktet se si vidhen studentët. Rektori bën të paditurin

Puntata e sotme e rubrikës Dosja Investigative e gazetarit Elio Laze në Channel One, solli faktet tronditëse se si studentët e UBT vidhen nga institucioni ku ata studiojnë.

Një denoncim I mbërritur në redaksinë e CH1 muaj përpara na sinjalizoi që studentët e UBT paguajnë deri në 50 % më shumë tarifë se Vendimi i Këshillit të Ministrave.

Intervistat e studentëve e konfirmuan një gjë të tillë. Por zv/Rektori I UBT Remzi Keco e mohoi një gjë të tillë.

Dosja Investigative arriti të sigurojë mandatet e paguara nga studentët. Mandatet e bankës si dhe ato të gjeneruara nga sistemi elektronik i UBT. Vjedhja duket qartë. Studentët kanë paguar deri në 50 % më shumë se sa Këshilli I Ministrave ka vendosur.

Për këtë cështje u intervistua edhe rektori I UBT z. Bahri Musabelliu i cili edhe pse përballë iu vunë mandatet e studentëve sërish nuk e pranon një gjë të tillë dhe e quan shpifje.

Ndërkohë zv/rektori, Remzi Keço i cili në intervistën e parë e mohoi një gjë të tillë, kësaj radhe zgjodhi që ta heqë përgjegjësinë nga vetja duke na adresuar tek administratori i UBT.

Ndërkohë ndryshe nga rektori Musabelliu, shefja e financës e UBT pranon pjesërisht vjedhjen dhe na garanton që këto lekë do i kthehen studentëve mbrapsht.

Për këtë çështje policia nisi një hetim si dhe ka referuar rastin në Prokurorinë e Tiranës.

Për më shumë, ndiqni videon e plotë të puntatës së sotme të rubrikës Dosja Investigative të gazetarit Elio Laze.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com