Dosja Investigative/ Karburantet në shkelje të ligjit, shesin gaz për bombulat shtëpiake

Edhe pse ne shkelje të ligjit disa nga pikat e karburanteve vijojnë të tregtojnë gaz për bombulat që përdoren për gatim ose ngrohje pa marrë parasysh rrezikun.

Madje as masat penalizuese nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial duket se nuk i tremb disa subjekte.

Gazetarët e emisionit “Dosja Investigative” kanë arritur që të xhirojnë disa pika karburanti ku tregtojnë gaz pa u shqetësuar edhe pse i dinë penalitetet.

Por të pyetur me kamerën e Channel One vetë këto pika karburantesh të cilat tregonin gaz e mohojnë një gjë të tillë, duke u shprehur se ata tregtojnë gaz vetëm për automjetet e jo për bombulat me përdorim për gatim ose ngrohje.

Ndodhur në këto kushte kuptohet që ligji po shkelet. Por përse ndodh kjo?

Përse këto subjekte dhe pse e dinë shumë mirë ligjin nuk e zbatojnë ?

Si është e vërteta dhe çfarë fshihet pas gjithë kësaj?

Për më shumë ndiqni videon e plotë të puntatës së sotme të emisonit “Dosja Investigative” të gazetarit Elio Laze.

Related posts

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com