Dosja Investigative/ Karburantet shkelin ligjin, shesin gaz për bombulat shtëpiake

Edhe këtë të enjte, emisioni “Dosja Investigative”  është marrë me pikat e karburanteve të cilat dhe pse në shkelje të ligjit  tregtojnë gaz për bombolat që përdoren për gatim ose ngrohje pa marrë parasysh rrezikun.

Të pyetur nga gazetarët administratorët e këtyre subjekteve e mohojnë të ketë ndodhur një gjë e tillë edhe pse u faktua me zë dhe figurë që tregtonin gaz për bombolat familjare pa u shqetësuar edhe pse janë në dijeni të penaliteteve.

Ndodhur në këto kushte “Dosja Investigative iu drejtua Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial si institucioni përgjegjës ku e pyetëm në lidhje me masat që do të merret ndaj Karburanteve START, GEGA OIL dhe VELIAJ PERTROL.

Cilat janë sanksionet ndaj këtyre karburanteve?  Përse ligji shkelet pavarësisht masave? A po fshihen “nën hundën e shtetit” këto subjekte që nuk i frikësohen ligjit?

Për më shumë ndiqni videon e plotë të puntatës së sotme të emisonit “Dosja Investigative” të gazetarit Elio Laze.

Related posts

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com